Isufi tregon arsyet pse Haradinaj duhet ta çojë mandatin deri në fund - Bota Sot
Isufi tregon arsyet pse Haradinaj duhet ta çojë mandatin deri në fund

Politika

Isufi tregon arsyet pse Haradinaj duhet ta çojë mandatin deri në fund

Nga: N.H Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 17:02
Qeveria Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj e meriton ta çojë deri në fund mandatin e saj.

Sipas tij, krejt kjo për shkak të dinamikës së proceseve kjo qeveri duhet të vazhdojë edhe më tej.

“Qeveria Haradinaj siç është duke punuar meriton të përfundojë mandatin dhe poashtu duke llogaritur se është një dinamik e proceseve shumë të rëndësishme për Kosovën, kjo qeveri duhet të vazhdojë punën e saj”, thotë shefi i GP-së së AAK-së.

I pyetur se a do ta rrezikojë vota e Listës Serbe, Qeverinë Haradinaj, nënkryetar i AAK-së thotë se edhe pse Lista Serbe vepron nën dirigjimin e Serbisë, nuk mund të ketë ndonjë ndryshim të vazhdimit.

Image
Ahmet Isufi

“Nuk ka rrezik sepse Lista Serbe ka disa herë që vepron në ketë mënyrë dhe normalisht që ata janë nën dirigjimin e Beogradit, por që nuk mund të ketë ndonjë ndryshim të vazhdimit të Qeverisë Haradinaj”, ka përfunduar shefi i grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, kujtojmë se partitë opozitare po i mirëpresin votat e Listës Serbe për një rrëzim të mundshëm të Qeverisë megjithëse nuk po besojnë në qëllimet e sinqerta të kësaj partie për këtë hap.

Lista Serbe ditë më parë kishte deklaruar se e mbështet çdo iniciativë për rrëzimin e Qeverisë së Ramush Haradinajt.

Kjo parti e komunitetit serb në Kosovë, këto deklarata i bëri menjëherë pas vendosjes së taksës prej 10 për qind nga Qeveria e Kosovës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera