“Ushtria e Kosovës do të jetë shembull për ruajtjen e qetësisë dhe stabilitetit”

Politika

“Ushtria e Kosovës do të jetë shembull për ruajtjen e qetësisë dhe stabilitetit”

Nga: A.M Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 08:05
Ushtria e ardhshme e Kosovës

Vesel Makolli, sekretar i përgjithshëm i AKR-së, ka thënë për “Bota sot” se formimi i ushtrisë së Shtetit tonë Kosovës është e drejtë, natyrore dhe legjitime, e cila parashihet edhe me aktet juridike shtetërore.

“Shteti në plot kuptimin e fjalës sovran dhe i pavarur, karakterizohet me institucionet e veta të domosdoshme dhe të nevojshme për funksion normal. Njeri nga institucionet vitale të shtetit është ushtria, andaj duke i pas parasysh të gjitha këta parametra që i njeh edhe e drejta ndërkombëtare. Formimi i ushtrisë së Shtetit tonë Kosovës është e drejtë, natyrore dhe legjitime, e cila parashihet edhe me aktet juridike shtetërore. Për shkak të specifikasitetit të krijimit të shtetit të Kosovës, duhet që në këtë rast ta kemi edhe përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtar e në veçanti nunit të shtetit tonë SHBA-ve”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Makolli ka potencuar se për sigurinë e Kosovës përgjegjës është KFOR-i, andaj çdo lëvizje eventuale serbe të ndonjë ndërhyrje apo sulmi eventual, do ta këtë si përgjigje reagimin e menjëhershëm NATO-s.

Image
Vesel Makolli

“Dihet botërisht dhe ligjërisht se për sigurinë e Kosovës përgjegjës është KFOR-i, andaj çdo lëvizje eventuale e soldateskes serbe në drejtim të kufirit të Kosovës, gjegjësisht të ndonjë ndërhyrje apo sulmi eventual, do ta këtë si përgjigje reagimin e menjëhershëm të aleancës më të madhe ushtarake në botë NATO-s. Mendoj se sa i përket sigurisë, shqiptaret kurrë në asnjë etapë kohore gjatë historisë, nuk kanë qenë më të sigurt, duke e pas në anën e tyre SHBA-an dhe NATO-on. Zakonisht gjatë historisë sonë, liderët tanë nuk kanë qenë të rreshtuar në anën e duhur në kostelacionin e fuqive botërore, kësaj herë të mbështetur fuqimisht nga lideri i demokracisë botërore SHBA-ve dhe aleateve tjerë, arritëm ta fitojmë lirinë e pritur me shekuj, andaj këtë liri të fituar me shumë sakrifica, duhet ta mbroj në të ardhmen Ushtria e Kosovës, e ndihmuar me teknikë, mjete dhe ngritje të kuadrove profesionale nga miqtë tanë perëndimor, në veçanti nga SHBA-at”, ka deklaruar Makolli për “Bota sot”.

Ai ka theksuar se ushtria e Kosovës do të jetë shembull për ruajtjen e qetësisë dhe stabilitetit.

“Në asnjë etapë kohorë të historisë, shqiptaret nuk kanë qenë faktor destabilizues apo luftënxitës, përkundrazi gjithmonë kemi qenë faktor stabilizimi në regjion. Ushtria e jonë do të jetë shembull i bashkëpunimit regjional dhe ma gjerë për ruajtjen e qetësisë dhe stabilitetit, si dhe anëtarësimin në NATO, duke dhënë kontribut në ruajtjen e paqes në mbarë botën”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat