Juristi i njohur kritikon presidentin: Drejtësia me ligjet të pa zbatuara nuk ka lidhje me drejtësi

Politika

Juristi i njohur kritikon presidentin: Drejtësia me ligjet të pa zbatuara nuk ka lidhje me drejtësi

Nga: A.M. Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 22:00
Momenti i nenshkrimit

Të enjten, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar pakon e ligjeve për reformën e bërë në sistemin e drejtësisë.

Këtë lajm, e ka bërë të ditur, vet Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka thënë se është bërë një punë e jashtëzakonshme në sistemin e drejtësisë.

“Sot e dekretova pakon e ligjeve për reformën e bërë në sistemin e drejtësisë, të cilën e kisha iniciuar që në fillim të mandatit tim. Është bërë një punë e jashtëzakonshme në sistemin e drejtësisë, duke harmonizuar plotësisht legjislacionin tonë për luftimin e krimit, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative me standardet më të larta të vendeve të Bashkimit Evropian. I përgëzoj të gjithë ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë, që punuan pandërprerë për të mundësuar reformën më të madhe në sektorin e sundimit të ligjit”, kështu ka shkruar Thaçi në Facebook.

Por, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani nuk e ka mendimin e njëjtë sikurse presidenti Thaçi, pasi që ai thotë se nuk ka besim në këtë pako të ligjeve.

Image
Blerim Burjani

Për më tepër, ai ka shtuar se drejtësia me ligjet të pa zbatuara nuk ka lidhje me drejtësi.

“Nuk kam besim në asnjë pako të ligjeve të kësaj natyre. Drejtësia me ligjet të pa zbatuara nuk ka lidhje me drejtësi. Baza ligjore gjithmonë ka qenë e mjaftueshme, por zbatimi nuk ekziston. Kjo është jo serioze, pa zbatim dhe as që duhet kush të merret me këtë pako ligjor pa parw qindra raste të konfiskimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme. Nëse ka veprime zbatuese do të kam komente tjera, derisa s`ka asnjë lëvizje, pra përderisa nuk ka konfiskim të pasurive pa bazë, pa ndal zhvatjen  e buxhetit  të qytetarëve dhe korrupsionin, apo pa treguar rezultat në këtë teme s`ka kurrfarë komenti për këtë çështje”, ka  deklaruar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat