Viti i Ri e gjenë Prishtinën me ajër të ndotur

Prishtina

Viti i Ri e gjenë Prishtinën me ajër të ndotur

Më: 1 janar 2019 Në ora: 19:22
Ilustrim

Megjithëse ky është një problem me të cilin qytetarët po përballen tash e sa kohë, edhe dita e parë e këtij viti po cilësohet të jetë mjaft e pashëndetshme.

Sipas matësve të ambasadës së SHBA-së, indeksi i cilësisë së ajrit për momentin në Prishtinë është 117.

Ajri në këtë gjendje cilësohet si i pashëndetshëm sidomos për grupet e personave të ndjeshëm.

Këtu hyjnë fëmijët, pleqtë dhe ata që kanë sëmundje me frymëmarrje. Për këta persona rekomandohet që të evitojnë daljet jashtë.

Përveç ndotësve të përditshëm, në cilësinë e ajrit sot ka ndikuar edhe fishekzjarret e shumta të hedhura mbrëmë gjatë ndrrimit të motmoteve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat