Fillon ndërtimi i qendrës së dytë sociale për të moshuarit në Prishtinë

Prishtina

Fillon ndërtimi i qendrës së dytë sociale për të moshuarit në Prishtinë

Më: 29 janar 2019 Në ora: 18:53
Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se sot kanë filluar punimet për ndërtimin e qendrës së dytë për të moshuarit, ndërsa aty do të ofrohet edhe ushqim për qytetarët në nevojë.

“Kjo hapësirë në Aktash do të kthehet në Qendren e Dytë Sociale për të moshuarit.

Puna ka filluar sot. Risi do të jetë që në mbrëmje kjo qendër do të jetë edhe Kuzhina e parë statike për qytetarët në nevojë, ku secili mundet me ngrënë një shujtë të ngrohtë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat