Komuna e Prishtinës do t’i largojë nga sheshi shitësit që operojnë pa leje

Prishtina

Komuna e Prishtinës do t’i largojë nga sheshi shitësit që operojnë pa leje

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 20:37
Sheshet e Prishtinës

Sheshet e Prishtinës janë të mbushura me shitës të gjësendeve të ndryshme, përderisa  leje për të shitur në këtë pjesë të qytetit kanë vetëm librashitësit.

Ndërkaq, komuna e prishtinës ka vendosur t’i largojë shitësit ilegalë.

Këtë e ka konfirmuar për T7 vetë drejtori i Inspektoriatit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

Ai ka thënë se shitësit ilegalë janë njoftuar, dhe nëse nuk largohen, do të marrin gjoba.

“Ka gjoba 100 euro, ka gjoba 200 euro, ka gjoba edhe më të larta, por ne jemi të vendosur që sheshin ta lirojmë”, ka thënë Tahiri.

Ndërkaq, shitësit prapa kamerave kanë thënë se këtë punë po e bëjnë prej zori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat