Tatimi në pronë, ja afatet e reja për pagesën e kësteve

Prishtina

Tatimi në pronë, ja afatet e reja për pagesën e kësteve

Më: 17 prill 2019 Në ora: 09:34
Ilustrim

Neni 23 paragrafi 1, i këtij ligji, parasheh “Për vitin tatimor 2019 dhe vitet tatimore në vijim, tatimi dhe gjoba, paguhen me dy këste të barabarta, deri më 30 prill dhe 30 shtator të vitit tatimor”.

Rrjedhimisht, afatet e mëparshme të pagesave, 30 qershor dhe 31 dhjetor të vitit tatimor, nuk janë më të vlefshme.

“Luten të gjithë qytetarët tatimpagues që të respektojnë afatet e reja ligjore, në mënyrë që të mos aplikohen kamatat dhe dënimet e parapara me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat