Shembet dheu, evakuohen banorët, ndërpritet mësimi në një shkollë

Prishtina

Shembet dheu, evakuohen banorët, ndërpritet mësimi në një shkollë

Më: 13 maj 2019 Në ora: 10:54
Pamje nga Prishtina

(E plotësuar) - Banorët e një rruge në lagjen e Muhaxherëve janë rrezikuar nga shembja e dheut.

Kjo për shkak se në rrugën “Qamile Jaka” afër shtëpive ka filluar të shembet dheu. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe kryetari Shpend Ahmeti, ndërsa është ndërprerë mësimi në shkollën “Naim Frashëri” që gjendet afër kësaj rruge.

Zyrtarët e komunës kanë thënë se shembja ka ndodhur për shkak se ka shpërthyer një gyp i ujësjellësit.

Kryetari i komunës Shpend Ahmeti tha se banorët që jetojnë në afërsi janë evakuuar ndërsa shumë shpejt do të rrënohet shtëpitë që janë afër.

Ahmeti: Këtu kanë lëvizur edhe shtyllat

“E mira sot  është që në ato shtëpi që janë mbrapa nuk banon askush dhe ato janë të parapara të rrënohen. Por, ideja është që sot ta stabilizojmë gjendjen dhe janë krejt drejtoritë këtu, në mënyrë që t’i japin vlerësimin emergjencës se si duhet të sanohet gjendja, ndërsa investitorit i takon pastaj që të stabilizojë këtë. Është e qartë që  kanë lëvizur edhe shtyllat, tashmë ideja është që të sjellin më shumë zhavorr që të stabilizojnë bazën në mënyrë që çdo gjë, dhe rrënimi të jetë i kontrolluar dhe të mos rrënohet në këtë mënyrë”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se frikë e madhe është nga shiu që është paralajmëruar se do të bjerë nesër, ndërsa si rrezik më të madh e konsideroi vinçin që ndodhet pranë rrugës.

Ahmeti tha se  kushdo që e ka shkaktuar këtë dëm do ta paguajë.

Ahmeti: Rreziku është nga vinçi i madh

“Rreziku këtu i vetmi dhe më i madhi është ky vinç i madh atje, edhe pse ai i ka shtyllat e veta me të cilat është i stabilizuar, megjithatë do të kishim dëshirë që të mënjanonim edhe atë rrezik. Po e shikojmë a është më mirë ta lëmë apo ta heqim, sepse ajo kur largohet ka vibrime. Pra ideja është që të mos ketë vibrime tani shumë derisa të sillet  zhavorri për të stabilizuar... Kushdo që e ka shkaktuar atë dëm do ta paguajë atë dëm, nuk ka këtu ndonjë dyshim, këtu ka vlerësime të cilat bëhen dhe duhet të bëhen. Momentalisht urgjente e kemi që të mos rrezikohet askush dhe kemi evakuuar goxha si shumë ndërtesa , frika më e madhe është edhe prej shiut nesër, që pritet sasi më e madhe”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri  tha se shkaktar i kësaj shembje mund të jetë shpërthimi i një gypi të ujësjellësit.

Tahiri: Shkaktar i shembjes së dheut mund të jetë shpërthimi i një gypi të ujësjellësit

“Nga mbrëmë ka filluar shembja e dheut në këtë pjesë, sipas zyrtarëve të emergjencave dhe atyre që kanë qenë gjatë gjithë natës këtu, shkaktar mund të jetë shpërthimi i një gypi të ujësjellësit që është përfundi kësaj rruge. Në anën tjetër ne jemi këtu së bashku me njësitin e emergjencave, bashkë me hetuesinë e Policisë së Kosovës dhe sigurisht inspektorët e zonës, të cilët kanë verifikuar edhe një herë lejen e ndërtimit, çështjen e pilotave, dhe sa i përket kësaj pilotat janë të vendosur në rregull, sipas inspektorëve gjithmonë. Tash jemi duke pritur gjatë ditës konstatimet që duhet t’i marrin secili njësit, në mënyrë që të vendosim se si të veprojmë tutje dhe si ta orientojmë kompaninë tqë të sanoj këtë problem”, tha Tahiri.

Pas kësaj ngjarjeve me anë të një komunikate ka reaguar  Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”. Sipas tyre shembja e dheut në Prishtinë nuk u shkaktua  nga shpërthimi i gypit të ujësjellësit, por gypi i ujësjellësit ka pëlcitur nga shembja e dheut.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. ( KRUP ) demanton deklaratat e zyrtarëve të lartë të Komunës së Prishtinës se kinse pëlcitja e gypit të ujësjellësit në lagjen e Muhaxhirëve ka shkaktuar shembjen e dheut. Realiteti i pamohuar dhe profesional e thotë të kundërtën, Gypi i Ujësjellësit ka pëlcitë për shkak të shembjes së dheut. Pas analizës së marrë nga terreni, shihet qartë që, ekzekutimi i punimeve në gropën ndërtimore të objektit poshtë rrugicës, është bërë në mënyrë jo profesionale, jashtë standardeve për ndërtim dhe mbrojtje të gropës ndërtimore.  Sipas njoftimit  nga zyrtarët policor në terren, shembja e dheut në gropën ndërtimore ka filluar rreth orës 23:00, ndërsa tubi ka pëlcitur pas rreth 1 orë e 30 minuta, atëherë kur dheu i shembur e ka tërhequr tubin e ujësjellësit deri ne masën që e ka shkëputur nga lidhjet”, thuhet në komunikatën e ujësjellësit “Prishti na”.

Por, ky nuk është rasti i vetëm i shembjes së dheut, gjatë ditëve të fundit në lagjen e Muhaxherëve është çarë disa herë asfalti . Tahiri zotohet se inspektorët do të marrin masa, kur shembje të tilla ndodhin në vend punishte pa leje. Por, që sipas tij në rastin e sotëm, kompania ka leje ndërtimi dhe pilotat janë të vendosur  ashtu siç parashihet.

Ahmeti në vendin ku është shembur dheut, tregon rreziqet e mundshme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vizituar vendin ku është shembur dheu në rrugën në rrugën ‘Qamile Jaka’ në kryeqytet, ku ka thënë se janë evakuar banorët përreth, ndërsa, kushdo që ka shkaktuar këtë dëmë do ta paguajë.

Ahmeti ka thënë se frikë e madhe është shiu që do të bjerë nesër.

"Sipas informatave mbrëmë ka shpërthyet një gyp i ujësjellësit dhe ka shkaktuar një hapësirë brenda tokës, dhe është bërë shembja. E mira e kësaj është që mbrapa nuk banon askush, e së shpejti pritet edhe të rrënohen. Kanë lëvizur edhe shtyllat. Rreziku i vetëm këtu është vinqi, po e shikojmë a me largu apo me heq. Kush do që ka shkaktuar këtë dëm do ta paguajë. Kemi evakuar banesat përreth. Frikë e madhe është shiu që do të bjerë nesër", tha ai.

Image

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtarë policorë dhe departamenti i emergjencave. Derisa, në shkollën fillore" Naim Frashëri", është ndërprerë mësimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat