Mbrëmjen e të hënës rreth orës 23:30 në lagjen Tophane në Prishtinë një veturë ka humbur drejtimin dhe është përplasur me një ndërtesë.
Ky vetëaksident duket se ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së madhe, dhe kushteteve të papërshtatshme në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut.
Vetura e tipit Mercedes, nga shpejtësia e madhe humb kontrollin dhe godet një ndërtesë.
Ky vetëaksident ka shqetësuar banorët të cilën ishin në vendngjarje, e të cilët janë afruar menjëherë për t’i dhënë ndihmë atyre që kanë qenë brenda makinës.