Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes ,, Dardania,, në Prishtinë se, duke filluar nga sot e deri të shtunën do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm çdo ditë nga ora 09.00 deri në orën 17.00 ( gjithsej 4 ditë).
“Arsyeja e ndërprerjes së sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm është ndërrimi i gypit të ujit me diametër DN= 80 mm me një gjatësi prej 130 metra në rrugën ‘Robert Dol’ në Prishtinë.
Gypi aktual i ujësjellësit është i vjetër mbi 50 vjet dhe po zëvendësohet me gyp të ri.