Bob Dole, hero për shqiptarët e burrë shteti i respektuar dhe i nderuar nga të dyja palët e politikës në SHBA - Bota Sot
Bob Dole, hero për shqiptarët e burrë shteti i respektuar dhe i nderuar nga të dyja palët e politikës në SHBA

Prishtina

Bob Dole, hero për shqiptarët e burrë shteti i respektuar dhe i nderuar nga të dyja palët e politikës në SHBA

Nga: B.S Më: 22 korrik 2019 Në ora: 14:48
Dr.Ibrahim Rugova dhe Bob Dole

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës Ramush Haradinaj do të marrë merr pjesë sot në shënimin e 95 vjetorit të ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të statujës për senatorin Bob Dole, në Prishtinë, njofton shtypi shqiptar -raporton Bota sot.

“Kryeministri Ramush Haradinaj - merr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të statujës për Senatorin Bob Dole. Vendi: Rruga “Bob Dole”, (Lagjja Dardania), Prishtinë. Koha: 14:00”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit të dorëhequr.

Buste dhe shtatore të politikanëve amerikanë Kosova i ka bërë edhe ish-sekretares së Shtetit, Madline Albright si dhe presidentit Bill Clinton.

Robert Joseph “Bob” Dole, i lindur më 22 korrik 1923 në Russell, Russell County, Kanzas- është një politikan amerikan, senator dhe ish-kandidat presidencial.

Ai përfaqësoi Kansasin në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së nga 1961-1969 dhe në Senatin e SHBA-së nga 1969 deri në 1996 shërbeu si udhëheqës republikan nga viti 1985 deri më 1996.

Ishte kandidat republikan për president në zgjedhjet e vitit 1996 dhe i nominuar si zëvendëspresidentit në zgjedhjet presidenciale të vitit 1976

Hero për shqiptarët

Ish- Senatori Dole gjithonë ka kujtuar se megjithëse humbi në fushatën presidenciale, ai kishte fituar votat e pothuajse gjithë shqiptarëve. Dhe për një arsye të fortë.

Zoti Dole është një hero për shqiptarët për rolin që luajti për të mobilizuar Kongresin dhe administratën amerikane në favor të Kosovës.

Për këtë arsye, edhe ai që ua "zbuloi" shqiptarve mikun e madh në Uashington, Xhim Xhema, një biznesmen dhe veprimtar i kahershëm shqiptaro-amerikan dhe mik i zotit Dole, që e ndihmoi edhe gjatë fushatës presidenciale, ka thënë :

“Senatori Dole, nuk është vetëm një hero amerikan, por një hero i madh shqiptar, një shqiptar i madh. Ai na shpëtoi dy herë. Kur filloi lufta dhe Serbia na përzuri nga shtëpitë tona. Më pas ishte ishte personi kryesor që e bindi Senatin të mbështeste Bill Clintonin që të ndërhynte kundër ish-Jugsllavisë, atëherë Serbia.”

Por ai shton se angazhimi i tij ishte instrumental edhe më pas, duke thënë se ishte ai që e bindi ish-Presidentin Bush që të mbështeste pavarësinë e Kosovës.

“Pra për herë të dytë ai na shpëtoi. Ai është heroi ynë dhe na shpëtoi dy herë nga pushtimi. Unë them se përveç Skënderbeut, Bob Dole është figura më e rëndësishme, në historinë e Shqipërisë dhe i kemi një borxh të madh”, ka thënë zoti Xhema, për Zërin e Amerikës, në një ceremoni të kaluar në Uashington.

Elmi Berisha, veprimtar shqiptaro-amerikan, që ka bashkëpunuar me zotin Dole, si ish-përfaqësues i posaçëm i ish-Presidentit Ibrahim Rugova në Shtetet e Bashkuara, ka thënë po për Zërin e Amerikës, vitin e kaluar, se cdo nderim që i bëhet Bob Dole, është e rëndësishme sepse po dekorohet një hero amerikan por edhe sepse…

“Po dekorohet një hero amerikan tek shqiptarët, sepse senatori Dole është një nga njerëzit kryesorë, i cili ka ndihmuar në pavarësinë e Kosovës. Sikur të mos ishte senatori Dole, pavarësia e Kosovës do të ishte pak më ndryshe.”.

Arsyeja tjetër thotë ai, ishte miqësia e zotit Dole me ish-Presidentin Ibrahim Rugova.

“Burra si senatori Dole, personalitete si ai i senatorit Dole, vijnë rrallë dhe janë të pashlyeshëm në historinë e shqiptarëve, kryesisht në lidhje me interesat e shqiptarëve në Ballkan dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me pavarësinë e Kosovës.

Prandaj ne si shqiptaro-amerikanë, duhet të mos ndalemi asnjëherë por të punojmë me miqtë tanë amerikanë siç e kemi senatorin Dole dhe miq të tjerë që i kemi ende dhe miq të rinj që do të vijnë në Kongres dhe në Senat dhe ta ndërtojmë dhe të kultivojmë marrëdhëniet të cilat kanë qenë tradicionale që thoshte presidenti historik i Kosovës, doktor Ibrahim Rugova që duhet të jemi dhe të mbetemi në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës Amerika është jetike për shqiptarët. Shqiptarët i janë mirënjohës tërë jetën Amerikës”.

Bob Dole ka treguar vazhdimisht interesim të veçantë për Kosovën. Ai e vizitoi atë në vitin 1990 dhe ishte ndër të parët dhe ndër të paktët zëra që paralajmëruan se në Kosovë po afrohej lufta.

Në vitin 1998, Bob Dole e vizitoi përsëri Kosovën dhe paralajmëroi se tani masakra ishte e afërt. Senatori i bëri thirrje administratës Clinton për veprime energjike.

Ai sensibilizoi ligjvënësit e tjerë për të kërkuar që presidentit serb Sllobodan Millosheviç t’i dërgohej një mesazh i qartë për Kosovën, ashtu siç ishte vepruar më parë edhe në Bosnje.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe kryetari i shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Joseph Dunford, ishin të pranishëm në një ceremoni që nderuan ish-Senatorin Bob Dole (R-Kan.), me medaljen e artë “Kolonel Nderi i Ushtrisë Amerikane”.

Dunford, Pompeo së bashku me anëtarët e familjes së Dole, duke përfshirë edhe gruan e tij, ish-senatorin Elizabeth Dole (R-N.C.), dhe Ambasadoren e Kosovës në Uashington Znj. Vlora Çitaku, qëndruan gjatë kësaj ceremonie në Uashington në krye të saj duke i bërë një nderim dinjitoz mikut të madh të shqiptarëve Bob Dole,në njohjen e shërbimit të tij ndaj kombit si ushtar, ligjvënës dhe burrështetas.

"Unë u bëra sot një" Kolonel i plotë në të gjithë kuptimin e saj " në Përkujtimin e Luftës së Dytë Botërore, dhe me këtë rast kam një falënderim të veçantë për Ushtrinë e SHBA-së, Perëndia i bekon këta burrat dhe gratë tona në uniformë," shkruajti sot Dole në Tëitter.

Kongresistja Debbie Dingell (D-Mich.) Ishte gjithashtu midis të ftuarve të enjten, duke e quajtur shërbimin e Dole gjatë Luftës së Dytë Botërore "frymëzuese", për të gjithë amerikanët, gjatë gjithë karjerës së tij të shkëlqyer.

"Falënderoj mikun tim Bob Dole për nderimin me Medaljen e Artë të Kolonelit i Nderit të Ushtrisë! Shërbimi dhe përkushtimi juaj ndaj vendit tonë është frymëzues", shkruante ajo.

Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Uashington, mori pjesë në ceremoninë e gradimit të Senatorit Bob Dole

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së gradës së nderit Kolonel i Ushtrisë Amerikane për Senatorin Bob Dole.

Çitaku në profilin e saj zyrtar në Facebook shkroi se ndjehet falënderuese që Senatori Dole, e bëri Kosovën pjesë të kësaj ceremonie madhështore.

Bob Dole ishte një ndër figurat më të rëndësishme të politikës amerikane që u vu në përkrahjen të çështjes së Kosovës.

Senatori Dol, ishte nga zyrtarët e parë të lartë të shtetit amerikan që në vitin 1990 e kishte vizituar Kosovën dhe ishte takuar me lideët politikë dhe intelektualët shqiptarë të Kosovës.

Ai ishte emëruar ambasador nderi i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ky ka qenë edhe postimi i plotë i ambasadores Çitaku:

“Amerika di t’i nderojë heronjët e vet. E nderuar që bashkë me Sekretarin e Shtetit Pompeo dhe Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, pata privilegjin të marr pjesë në ceremoninë e dhënies së gradës së nderit Kolonel i Ushtrisë Amerikane për Senatorin Dole.

Senatori Dole është veteran i dekoruar i luftës së dytë botërore. Senatori Dole ēshtë vetëm amerikani i tretë të cilit i ndahet kjo dekoratë nderi. Para Senatorit Dole, promovim nderi nga Ushtria Amerikane kishte pranuar Presidenti i Parë i Amerikës George Washington dhe ëilliam Clark, eksploruesi i famshëm amerikan.

Faleminderit Senator Dole që e bëre Kosovën pjesë të kësaj ceremonie madhështore.

Bob Dole mik i përjetëshëm i shqiptarëve !

Senatori Bob Doll, përndryshe nga shqiptarë njihet mirë se miku më i ngushtë i Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, veprimtarit të dalluar të komunitetit Xhim Xhema, nderuar me medaljen “Nderi i Kombit” nga presidenti Nishani, dhe i lidhur ngushtë, qysh tre dekada më parë me ish kongresistin republikan të Nju Jorkut, Joe DioGuardi, kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane.

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, e patë emëruar Senatorin e përjetëshëm amerikan Bobe Doll, në cilësinë e Presidentit të Kosovës ambasador nderi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë që veprimtari i dalluar Elmi Berisha, ka qenë për disa vjet përfaqësues politik i presidentit Rugova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pranë zyrës së Senatorit republikan Bob Doll “Ambasador nderi i Kosovës në SHBA”.

Në dhjetor 1992, gjatë Kërshëndellave, dr. Ibrahim Rugova përmes miqve të tij, dhe veçanërisht përmes senatorit amerikan Bob Doll, ja doli që t’i bind autoritetet amerikane që ta “vendosnin vijën e kuqe” ndaj Serbisë, të cilën e pati “hequr” ish Presidenti George H. Bush.

Ambasadori nderi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vdekjen e mikut të tij Rugovës, shkruajti në librin e zisë duke lënë shënimin e tij:”U dëshpërova thellësisht kur mësova lajmin për vdekjen e Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës. Dr. Rugova ishte një njeri i madh dhe heroik që personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike të popullit të Kosovës për një shtetet sovran, të pavarur dhe të njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Ka qënë privilegj për mua të punoja në aspektin profesional me Dr. Rugovën dhe ta konsideroja atë një nga miqtë e mi më të ngushtë gjatë rreth dy dekadave që kur u njoha me të.

Mendja dhe zemra ime është në këto momente me familjen e tij dhe me gjithë Kosovën

I dërguari i Presidentit Clinton Bob Doll, dhe lideri i shqiptarëve të Kosovës Ibrahim Rugova – morën rolin kyç për bisedimet e “Planit të Paqes”, nga Shtëpia e Bardhë, për Kosovën planin të propozuar nga pesë fuqitë e mëdha perëndimore dhe Rusia”, në Mars 1999.

I ngarkuar nga Presidenti i atëhershëm i SHBA, Bill Clinton si ndërmjetësues Bob Doll u takua më 5 Mars 1999, 19 ditë para se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja – të nisnin bombardimet mbi bazat dhe caqet ushtarake serbe në Serbi dhe Kosovë, në Shkup – Maqedoni me dhëheqësit shqiptarë etnikë që të arrihej të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje për Kosovën.

Sipas Bob Doll atëhere, ai pati deklaruar se “nëshkrimi do të bëhej brenda disa ditësh,- një veprim që do të hapëte rrugën për NATO-n për të kaluar nga kërcënimet ushtarake kundër Serbisë në sulmet ajrore”.

Doll, për shumë vjet ishte një mbështetës i vjetër i shqiptarëve, në Uashington.

Ai përkrahu dhe mbështeti vazhdimisht çdo demostrat, të atyre viteve në Neë York dhe ëashington, duke e nisur qysh në fillimet e para me emigrantët shqiptar të arratisur nga Shqipëria, në Amerikë, demostratat kundra qeverisë së Tiranës, para viteve 90’ duke u bashkuar me nacionalistët dhe grupet shqiptare anti – komuniste, të cilët ishin arratisur nga Shqipëria, dhe ishin për rrëzimin e diktatorit Enver Hoxha.

Senatori i përjetëshëm Bob Doll, është një nga senatorët e parë amerikanë që u vuri veshin seriozisht thirrjeve protestuese të shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1980 – 90′ kur ata sistematikisht po shtypeshin e diskriminoheshin hapur nga regjimi i Millosheviqit nën Serbi dhe ai i diktaturës komuniste në Shqipëri, dhe u priu këtyre demostratave me flamurin kuq e zi shqiponjën me dy krena pa yllin e bolshevizmit rus.

Dhe, më pas sa më shumë që u njoh gjendjen e rënduar, tek shqiptarët nën sundimin e egër dhe barbar të Millosheviqit dhe atë të regjimit të Enver Hoxhës, në Shqipëri, aq me tepër senatori Doll, iu përkushtua mbrojtjes së tyre, duke u bërë në Senat një nga zërat më të fuqishëm e më me ndikim në mbrojtje te shqiptareve. Dhe doli me dhjetra herë së bashku me shqiptarët në demostrata në ëashington e Neë York, duke i mbështetur ata dhe nxituar ata të luftojnë pa ndërprerë për të drejtat e tyre.

Bob Doll pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri, dhe shpërbëjes së ashtuquajturës Jugosllavi, dha një “shtytje” dhe përkrahu shqiptarët për liritë e të drejtat e tyre, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka shkruar kështu edhe shtypi amerikan por edhe ai vetë në librin mbi kujtimet e tij.

Shtypi amerikan shkruante se Bob Doll, ish-udhëheqësi i shumicës në Senat dhe kandidati republikan për president, ka qenë prej kohësh një ithtar i shqiptarëve, të cilët shpesh kan kontribuar për fushatat e tij.

Presidenti Rugova u takua për herë të fundit me Senatorin Doll, kur e shpalli atë “Ambasador Nderi i Kosovës” në SHBA, mbasi Kosova, u çlirua dhe Rugova, erdhi në vizitë në ëashington.

Në Uashington, 5 shkurt 2003 – Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova pati (të martën 4 shkurt 2003) një takim tepër miqësor me Senatorin Bob Doll, i emëruar nga fundi i vitit 2002 si përfaqësues i lartë i Kosovës, me titull “Ambasador Nderi i Kosovës, në Uashington”, nga ai.

Në takimet e tyre, ata gjithmonë biseduan vetëm për gjendjen në Kosovë, për çështje aktuale politike e ekonomike, për funksionimin e institucioneve të Kosovës, si dhe për rrugën që duhet ndjekur për të hapur perspektiva të…

Çmime & Nderime

Medalje të larta të Presidentit të SHBA: ”Zemra Purple” dhe një “Yll i Bronzit”.

Senatori Bob Doll u emërua nga fundi i vitit 2002 si përfaqësues i lartë i Kosovës, me titull “Ambasador Nderi i Kosovës”, në Uashington, nga ish Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.

Shtator 2005 Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan e ka nderuar me çmimin “Duart e Shpresës”. Ish senatori Dole u vlerësua për ndikimin e tij gjatë periudhës si senator në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës.

Maj 2017 u nderua nga presidenti Nishani me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Motivacioni “Me mirënjohje të thellë dhe vlerësim të lartë shtetëror ndaj kontributit të çmuar dhe ndihmesës thelbësore dhënë për promovimin dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, si dhe për lobimin në Senatin Amerikan në përkrahje të palëkundur të lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës”, duke theksuar se : “Senatori Dole ka qenë dhe mbetet një nga përkrahësit dhe politikëbërësit amerikanë më me influencë, që jo vetëm ka përkrahur qysh në fillim të viteve ’90-të, por ka ndihmuar zgjidhjen e çështjes shqiptare në Kosovë si dhe përparimin e proceseve demokratike në Shqipëri, duke ndikuar edhe në procesin e paqtimit, dialogut, mirëkuptimit, begatisë dhe orientimit euro-atlantik të mbarë rajonit të Ballkanit”.

Janar 2018 mori “Medaljen e Artë të Kongresit” – “Congressional Gold Medal”, në Capitol Hill – Kongresi i Shteteve të Bashkuara.

Mars 2019 - Medalja e Artë e Kongresit - “Kolonel Nderi i Ushtrisë Amerikane” për Bob Dole, në njohjen e shërbimit të tij ndaj kombit si ushtar, ligjvënës dhe burrështetas.

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...