Në qendër të Prishtinës ngacmohet seksualisht një femër

Prishtina

Në qendër të Prishtinës ngacmohet seksualisht një femër

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 19:43
Foto

Një femër është ngacmuar seksualisht nga një mashkull në qendër të Prishtinës.

Është publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet se një person ngacmon seksualisht një femër e cila ishte duke ecur në drejtimin e saj.

Sipas qytetarit që e ka publikuar këtë video, rasti ka ndodhur sot në ora 13:30 në lagjen Tophane.

Ky qytetar thotë se kjo nuk është hera e parë që ky person ngacmon vajza, madje sipas tij, rastin e kanë lajmëruar edhe në polici por që asnjë herë nuk është marrë asnjë masë kundër këtij personi.

Lajmi ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast por nuk ka arritur që të marrë përgjigje.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat