Tregu i veturave në Prishtinë kthehet në një “kasaphane” - Bota Sot
Tregu i veturave në Prishtinë kthehet në një “kasaphane”

Prishtina

Tregu i veturave në Prishtinë kthehet në një “kasaphane”

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 14:55
Pamje nga tregu

Kundërmim i mbetjeve të shpezëve të ndryshëm, shitje e llojeve të ndryshme të kafshëve dhe produkteve të tjera pa asnjë standard të plotësuar është pamja që ka marrë ‘tregu i veturave’ në Prishtinë. Përveç kësaj, kalimi në këtë pjesë është tejet i vështirë për shkak të bllokimit të trotuareve. Për gjitha këto organet komunale në Prishtinë nuk dhanë përgjigje.

Kasapë me thikë në duar dhe koka të pulave është pamja e trishtueshme që shumë qytetarë ballafaqohen në hyrje të këtij tregu.

Për mërgimtarin që ka ardhur për pushime në Kosovë, Luan Gashi pavarësisht gjitha mundësive për të blerë në këtë treg, higjiena është nën nivelin e pritur.

Gashi: Higjienën se ka pa me sy askund, higjiena është e keqe

“Këqyrëm me ble një qen, ia një lepër pati qejf kjo vajza, gjitha të mirat janë por më keq është me shpezët...higjienën se ka pa me sy askund, higjiena është e keqe”, thotë ai.

Se ka mungesë të sigurisë për të blerë në këtë treg e thotë për KosovaPress edhe qytetari tjetër, Hamid Selmanaj, derisa thekson se ka humbur besimi në blerjen e produkteve ushqimore.

 Selmanaj: Nuk ka të sigurt askund

“Po ku ka të sigurt sot, ku ka të sigurt askund”, shprehet Selmanaj.

Ndryshe nga këta, u shpreh njëri prej shitësve të shpezëve, Haki Magjolli, i cili thotë për se kjo është e vetmja mundësi mbijetese për ta, teksa thekson se gjitha mbeturinat dhe mbetjet e kafshëve i largojnë në fund të ditës.

Magjolli: Krejt i pastrojnë

“Ne i blejmë dhe i shesim ka pak, jo kasapat i prejnë. Krejt i pastrojnë”, pohon shitësi.

KosovaPress ka provuar të flas dhe me shitës të tjerë, por përkundër insistimit ata nuk kanë pranuar të shprehen rreth veprimtarisë të cilën e ushtrojnë.

Përveç shitjes së shpezëve dhe kafshëve të ndryshme në hyrje të këtij tregu gjen edhe produkte ushqimore dhe teknike.

Pikërisht për shkak të një përleshje në mëngjesin e sotëm një person është plagosur në këtë treg.

Ndërkaq, përkundër insistimit të KosovaPress-it, zyrtarë përgjegjës të komunës së Prishtinës nuk janë deklaruar.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...