Nga 2 shtatori do të shkyçen borxhlinjtë nga ujësjellësi në rajonin e Prishtinës - Bota Sot
Nga 2 shtatori do të shkyçen borxhlinjtë nga ujësjellësi në rajonin e Prishtinës

Prishtina

Nga 2 shtatori do të shkyçen borxhlinjtë nga ujësjellësi në rajonin e Prishtinës

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP) bën të ditur se në zonën e shërbimit si, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime dhe Graçanicë se, aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave ndaj shërbimeve të ujit dhe kanalizimit do të fillojë me intensitet të lartë nga data 02 shtator 2019.

“Paralajmërojmë konsumatorët borxhlinj ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit se kanë obligim ligjorë që të paguajnë faturat dhe borxhin e akumuluar.KRU ” Prishtina” sh.a., ka intensifikuar aktivitetet për arkëtimin e borxheve edhe përmes detyrimit ( shkyçje  individuale të shërbimit, padi gjyqësore, përmbarues privat etj) dhe natyrisht kjo shkakton shpenzime shtesë për buxhetin tuaj familjarë: (shkyçja dhe rikyçja e ujit …….. 20.00 €, shpenzimet e përmbaruesit privat 18 % në vlerën totale të borxhit të akumuluar)”.

“Me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka dy fatura e më shumë të pa paguara ndaj shërbimeve të ujit  si dhe të gjithë ata konsumatorë që kanë hy në marrëveshje në mes të kreditorit- debitorit dhe nuk i’u janë përmbajtur marrëveshjes kontraktuale”, thonë nga KRUP.

Borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve për ujë dhe kanalizim është mbi 40 milion euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...