Ismaili: U nënshkrua kontrata për jetësimin e Spitalit të Prishtinës

Prishtina

Ismaili: U nënshkrua kontrata për jetësimin e Spitalit të Prishtinës

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 16:01
Uran Ismaili

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës për studimin e fizibilitetit për Spitalin e Prishtinës.

Kjo kontrata e cila u nënshkrua në mes të Ministrit në detyrë të Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe përfaqësues së kompanisë gjermane me renome botërore, ICME, Andrea Kdolsky, do të hyjë në fuqi menjëherë.

Kompania gjermane përveç studimit të fizibilitetit do të hartoj edhe planin detal të këtij projekti.

Me këtë rast, Ministri Uran Ismaili tha se kjo është një kontratë e shumëpritur nga qytetarët e Prishtinës.

“Brenda pak muajve, kompania gjermane, ne renome ndërkombëtare, do të ketë të gatshëm studimin e fizibilitetit që do të na tregoj nevojat dhe kapacitetin e Spitalit. Pastaj menjëherë do të hartoj edhe planin detal për të nisur ndërtimin e një Spitali të cilin qytetarët e Prishtinës e kanë pritur për një kohë të gjatë”, ka thënë Ismaili.

 Përfaqësuesja e kompanisë gjermane ICME, Andrea Kdolsky, e cila ishte ministre e shëndetësisë e Austrisë, ka thënë se është nderuar që të nisë edhe këtë projekt në të mirë të shëndetësisë kosovare.

“Jam e nderuar që do të punoj me ministrin Ismaili,  i cili është një vizionar dhe që në këtë projekt do të ketë përkrahë një njeri ideal nga Administrata Publike si ministri Yagcilar. Do të sjellim përvojën tonë më të mirë ndërkombëtare në shtetin tuaj në lidhje me Spitalin e Prishtinës”, ka thënë Kdolsky.

Ministri në detyrë i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, i ka uruar të gjithë qytetarët e Prishtinës duke thënë se ky është një një projekt i rëndësishëm për krijimin e shërbimeve më të mira shëndetësore.

Për periudhën tri vjeçare 2019-2021, janë ndarë 7 milionë euro për ndërtimin e këtij Spitali me mundësi shtimi të buxhetit nëse studimi i fizibilitetit thotë se ai do të kushtoj më shumë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat