Ahmeti tregon projektet që pritet të realizohen me buxhetin 91 milionësh të miratuar për 2020 - Bota Sot
Ahmeti tregon projektet që pritet të realizohen me buxhetin 91 milionësh të miratuar për 2020

Prishtina

Ahmeti tregon projektet që pritet të realizohen me buxhetin 91 milionësh të miratuar për 2020

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 14:32
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me miratimin e buxhetit për vitin 2020, që u votua të premten me përkrahjen e gjitha subjekteve politike.

Ahmeti tha se buxheti prej 91 milionë eurove është rezultat i Ligjit për Kryeqytetin dhe është buxhet që do të ndikojë në përmirësimin e jetës në pjesën urbane dhe rurale.

“Është hera e parë që nga viti 2014 që mos të kemi vota kundër për buxhetin dhe ka pasur përkrahje nga gjitha subjektet politike”, tha ai, raporton Ekonomia Online. “Në vitin 2020 buxheti i komunës shënon rritje që tashmë ka mbërri 91 milionë euro dhe bëhemi prej organizatave më të mëdha në Kosovë përveç suksesit në të hyra shtimin që kemi pasur vazhdimisht tani për 5 vjet kemi arrit buxhetin ta rrisim për 50%. Një pjesë të kësaj rritje i atribuohet Ligjit për kryeqytetin që me 4% të granteve që shkojnë për komuna në 2020 do kemi 91 milionë euro”, tha Ahmeti.

Ai ka thënë se ky buxhet është i infrastrukturës që parasheh rindërtim, ndërtim të rrugëve në pjesën urbane por edhe atë rurale. Ai përmendi projektet infrastrukturore që do të nisin këtë vit në komunën e Prishtinës.

“Prej rrugës ‘Isa Kastrati’ që lidh Prishtinën me Mati 1 do ta kemi rindërtimin e rrugës komplet”, tha ai. “Tuneli në rrugën ‘Agim Ramadani’ nga menza tek komuna e më pas tek ‘Vellusha’ hyjmë në tunel dhe dalim tek komuna do ta bëjmë vazhdimin e sheshit Ibrahim Rugova për ta lidh pjesën tjetër të qytetit”, tha Ahmeti. “Mbyllja e bulevardit ‘Xhorxh Bush’ ne sivjet kemi nënshkruar kontratën e parkingut nëntokësor sivjet do të vazhdoj ndërtimi dhe kur të filloj parkingu do mbyllet ajo rrugë do mbetet një korsi për autobusë”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka treguar gjithashtu se janë ndarë 1 milion e gjysmë për sallën koncertale në Prishtinë.

“Jemi në diskutimet e fundit me arkitektë që të jemi gati që në fund të muajit tetor ta shpallim dizajnin e sallës me 1 mijë ulëse”, tha ai. “Kemi nda një buxhet 1 milionë e gjysmë për ndërtimin e sallës sportive me 3 mijë ulëse që i mungon Prishtinës, ne do kemi një sallë tjetër të sportit me dorë dhe luftarake që do të përdoren për gara të brendshme në Kosovë dhe ndërkombëtare shpresojmë se konkursi të shpallet në tetor në mënyrë që të tenderohet”.

Ahmeti përmendi edhe ndërtimin e çerdheve në çdo lagje.

Sa i përket thertores së Prishtinës, Ahmeti ka thënë se duan ta largojnë problemin e therjes së kafshëve në rrugë e në mënyrë johigjienike, derisa ka thënë se për këtë janë ndarë gjysmë milioni euro.

“Nuk e kemi fut unazën e qytetin i cili është mbi 100 milionë euro qe do na ndihmojë BERZh-i dhe deri në qershor të vitit të ardhshëm të jetë dizajni e në tetor të vitit të ardhshëm të tenderohet”, shtoi Ahmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...