120 familje bllokohen në lagjen Bregu i Diellit, banorët kërkojnë t’iu jepet çasje në rrugën kryesore “Xhelal Hana”

Prishtina

120 familje bllokohen në lagjen Bregu i Diellit, banorët kërkojnë t’iu jepet çasje në rrugën kryesore “Xhelal Hana”

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 17:51
Bregu i Diellit

Rreth 120 familje që jetojnë në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet kanë mbetur të bllokuara duke qenë se Komuna e Prishtinës nuk u ka krijuar qasje në rrugën kryesore “Xheladin Hana”.

Ata tashmë po shfrytëzojnë disa prona private si rrugëdalje për t’u kyçur në rrugën kryesore. Përfaqësuesit e familjeve kanë treguar se kanë pasur dhjetëra takime me përgjegjës nga Komuna, por askush nuk ka bërë zgjidhje për ta dhe si pasojë kanë bllokuar rrugën kryesore “Xhelal Hana” për 15 minuta si shenjë proteste.

Ata thonë se do t’i ashpërsojnë edhe më tej masat dhe protestat në rast se Komuna nuk u krijon çasje në rrugën kryesore. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat