Afrohet dimri, shkollat e Prishtinës furnizohen me pelet

Prishtina

Afrohet dimri, shkollat e Prishtinës furnizohen me pelet

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 07:30
Foto ilustrim

Ditët e ftohta të dimrit po afrohen, ndërkohë që komuna e Prishtinës e udhëhequr nga Shpend Ahmeti ka finalizuar kontraten më të re sa i përket furnizimit me pelet.

Shumë shpejt të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Prishtinës, do të furnizohen me pelet.

Në tenderin e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur se kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë është për 12 muaj.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 130.000,00 euro, derisa e njëjta është kurorëzuar për 127.314,00 euro.

Tenderi në fjalë u është besuar operatorëve ekonomik Abit Kastrati B.I.; N.T.SH. NAZI TRAVEL.

Image

Tutje, bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 147.840,00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat