1 mësimdhënës për 60 studentë, kërkohet të rritet numri i profesorëve nëpër universitete

Prishtina

1 mësimdhënës për 60 studentë, kërkohet të rritet numri i profesorëve nëpër universitete

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Universitetet publike dhe kolegjet private në Kosovë kanë mungesë të kuadrove akademike si numër, por edhe si cilësi thonë përfaqësues të organizatave që merren me arsim dhe ekspertë të arsimit.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2018/2019 tregojnë se numri i stafit akademik dhe administrativ në universitetet publike në Kosovë është rreth 2.300, ndërsa numri i studentëve është mbi 68 mijë studentë.

Sipas po këtyre të dhënave të ASK-së vetëm në 14 kolegjet private në Kosovë, numri i stafit akademik dhe administrativ ishte 2339, Të dhënat edhe për 9 kolegje tjera private mungojnë. Numri i studentëve në kolegje private është mbi 36 mijë studentë.

Eksperti i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka mungesë të kuadrove edhe si numër edhe si cilësi në universitete publike dhe private.

“Nëse shihen përpjesëtimet student – mësimdhënës para dy viteve Universiteti i Prishtinës ka qenë 1 mësimdhënës për 53 studentë, ndërsa universitet tjera që janë nëpër regjione kanë qenë në pozitë edhe më të keqe që tregon se vet numri i mësimdhënësve ka qenë i pamjaftueshëm”.

“Mesatarja në universitetet publike ka qenë 1 mësimdhënës për 60 studentë ndërsa në kolegjet private kanë qenë 1 mësimdhënës për 27 studentë. Këto janë të dhëna të vitit 2017, tash mund të ketë ndërruar për të mirë kjo situatë por, megjithatë nuk ka mundur të ndryshojë shumë”, thotë Pupovci.

Në Kosovë dispozitat ligjore parashohin që çdo vit, institucionet e arsimit të lartë duhet të deklarojnë stafin e vet mësimdhënës. Ato dispozita ligjore parashohin se duhet të ketë një doktor shkence për çdo 60 kredi që i ka një program i caktuar studimor. Për shembull, nëse është 180 kredi – program trevjeçar – duhet t’i ketë tre doktorë në fushën e caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat