Shpend Ahmeti thotë se po vazhdon gjuajtja me vezë ndaj autobusëve urban - Bota Sot
Shpend Ahmeti thotë se po vazhdon gjuajtja me vezë ndaj autobusëve urban

Prishtina

Shpend Ahmeti thotë se po vazhdon gjuajtja me vezë ndaj autobusëve urban

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se edhe sot po vazhdon gjuajtja me vezë e autobusëve.

Derisa ai ka thënë se Halloween ka përfunduar, ka lutur fëmijët që mos t’i dëmtojnë autobusët.

“Policia është në patrullim dhe çdo rast do të lajmërohet”, ka shkruar ai në Facebook.

Trafiku Urban i Prishtinës ka konfirmuar mbrëmë se janë detyruar ta ndërprenë qarkullimin e autobusëve në kryeqytet për shkak të vandalizmit të disa të rinjve të cilët sulmuan autobusët.

“Me keqardhje i informojmë qytetarët se për shkak të sulmeve dhe sjelljeve vandale nga disa grupe te rinjsh, u detyruam të ndërpritet qarkullimi në orën 21:15, në mënyrë që të evitohet dëmtimi i autobusëve të ndërmarrjes!”, thuhet në njoftimin e Trafiku Urban.

Sulmin ndaj disa autobusëve te Trafikut Urban e ka konfirmuar edhe Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

“Me datën 31.10.2019 duke filluar nga ora 17:00, policia ka marrë informata dhe ankesa të ndryshme nga qytetarët, se ne kryeqytet por edhe në disa fshatra, fëmijët e moshave të ndryshme po gjuajnë me vezë dhe mjete të forta (gur) autobusët e trafikut urban si dhe disa kombibus. Të gjitha njësitet kompetente policore janë angazhuar për identifikim dhe parandalim të këtyre rasteve dhe pavarësisht situatës po veprohet me intensitet te shtuar për menaxhim të rasteve pasi që sonte ka edhe lëvizje më të shtuar të fëmijëve. Natyrisht, Policia është e përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve duke përfshirë edhe mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve të ndryshme, megjithatë rastet që raportohen për dëmtim të pronës do të trajtohen konform procedurave ligjore.”, ka konfirmuar Hoxha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat