Dëmtohet gypi i ujit, disa zona në qendër të Prishtinës mbesin pa ujë

Prishtina

Dëmtohet gypi i ujit, disa zona në qendër të Prishtinës mbesin pa ujë

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 20:42
Ilustrim

Kompania e Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar për ndërpreje të ujit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se para pak çastesh është dëmtuar gypi kryesor i furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Agim Ramadani”, me ç’rast do të ndërpritet edhe furnizimi me ujë të pijshëm në këtë pjesë.

KRU “Prishtina”, ka bërë të ditur se si pasojë e dëmtimit të këtij gypi, furnizimi me ujë të pijshëm do të ndërpritet edhe në rrugën “Tringë Smajli” dhe “Bajram Kelmendi”, në qendër.

“Rrjedha e ujit është e madhe dhe linja e tubit është në të njëjtin kanal ku janë të vendosura edhe kabllot e tensionit të lartë. Ekipet e mirëmbajtjes së KRU” Prishtina” sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina”, ka kërkuar mirëkuptim nga banorët e këtyre zonave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat