Ahmeti flet për ndotjen e ajrit: Problem metodat alternative të ngrohjes - Bota Sot
Ahmeti flet për ndotjen e ajrit: Problem metodat alternative të ngrohjes

Prishtina

Ahmeti flet për ndotjen e ajrit: Problem metodat alternative të ngrohjes

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 14:50
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për shkaqet, analizat dhe veprimet që kanë ndërmarrë rreth ndotjes së ajrit.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se analizat dhe raportet të përpiluara edhe nga ekspertë vendorë edhe nga të huaj tregojnë për disa shkaqe të ndotjes së ajrit të cilat janë të ngjashme me plotë qytete të tjera.

Sipas tij, ajo çka është më akute është situata gjatë dimrit kur gjendja përkeqësohet.

Ahemti po ashtu ka thënë se është e qartë që kemi të bëjmë me burimet e ngrohjes, pra përdorimin e drunjve dhe edhe më keq qymyrit në lagje të banimit individual në qytet e këtu për Ahmetin duhet ta kuptojmë edhe arsyen se pse ka ndodh rritja e përdorimit të qymyrit në disa pjesë të qytetit.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Prishtinës,

Po ju shkruaj për të ju informuar për situaten në lidhje me ndotjen e ajrit, për të ju informuar edhe për shkaqet edhe për analizat e edhe për veprimet që kemi ndërmarr dhe që kërkojmë edhe nga të tjerët ti ndërmarrin.

1. Analizat dhe raportet të përpiluara edhe nga ekspertë vendor edhe nga të huaj tregojnë për disa shkaqe të ndotjes së ajrit të cilat janë të ngjashme me plotë qytete të tjera. Ajo çka është më akute është situata gjatë dimrit kur gjendja përkeqësohet. Atëherë vërejmë se ka një korelacion direkt (ndikim direkt) të disa paramentrave me ndotjen e ajrit. Ka korelacion negativ të temeperaturës, pra kur ka rënie të temperatures ka ngritje të ndotjes. Ka korelacion pozitiv me lagështine e ajrit, pra kur lagështia e ajrit është e lartë rriten vlerat e grimcave 2.5 si dhe ka korelacion pozitiv edhe me shtypjen atmosferike. Këto dy të fundit janë të kuptueshme, me lagështi grimcat janë më të rënda dhe rrijnë më afër tokës, dhe poashtu shtypja ka ndikim që grimcat të qëndrojnë më afër tokës.

2. Kjo e temperaturës është e qartë, që kemi të bëjmë me burimet e ngrohjes, pra përdorimin e drunjve dhe edhe më keq qymyrit në lagje të banimit individual në qytet. Këtu duhet ta kuptojmë edhe arsyen se pse ka ndodh rritja e përdorimit të qymyrit në disa pjesë të qytetit. Qe disa vite, KEDS ka filluar të luftojë informalitetin, apo humbjet në rrjet duke pretenduar se ka pas lagje që kanë pas më shumë se 60 përqind humbje në rrjet. Sipas tyre, qytetarët kanë përdor rrymën për ngrohje për shkak se një pjesë e konsiderueshme nuk e kanë paguar. Me largimin e orëve nga shtëpitë, qytetarët janë detyruar të kalojnë në metoda alternative/më të lira të ngrohjes. Edhe cmimi i drunjve është rritur, ndërsa qymyri është shumë më i lirë krahasuar me metodat tjera.

3. Në dispozicion kemi masa afatshkurta dhe afatmesme. Masat afatmesme janë prioritet i komunës. Kemi nisur projektin më të madhin në Ballkan për ngrohje qëndrore me panele solare, për ti lidhur lagjet Tophane, Medrese, Kodra e Trimave, Kolovice dhe te tjera. Ky projekt në vlerë rreth 45 milion euro duhet të kompletohet brenda 4 viteve. Po ashtu po vazhdojmë me zgjerimin e rrjetin dhe dyfishimin e kogjenerimit për ti kyqur krejt ndërtesat kolektive. Investimi i përgjithshëm është rreht 70 milion Euro, dhe një pjesë e konsiderueshme janë siguruar si grante dhe si kredi.

4. Masë afatshkurtë do të ishte ndalimi i qymyrit për ngrohje, por kjo nuk mund të bëhet përmes inspektimit individual të shtëpive. Thjeshtë është e pamundur. Kjo mund të ndalet vetëm në burim nga niveli qendror – qeveria. Pra të ndalohet mihja e qymyrit që prëfundon në treg si dhe të ndalohet importi për ngrohje individuale që do ta pamundësonte sjelljen e qymyrit në treg. (Një thes kushton 2 euro). Mirëpo, kjo nuk e merr parasysh faktorin socio-ekonomik, dhe në qoftë se nuk përcillet nga subvencionimi i qytetarëve për ngrohje është me pasoja. Pra, qytetarët për shkak të situates ekonomike kanë zgjedhur këto metoda.

5. Masat e tjera të shpejta janë pa ndonjë efekt të madh në situaten aktuale. Masat e trafikut janë duke u zbatuar dhe edhe gjatë këtij viti me parking, congestion charge dhe masa të tjera do të kemi reduktim të trafikut gjatë vitit. Megjithatë, problemi kryesor mbeten metodat alternative të ngrohjes.

Këto ditë, po zhvillojmë takime me palë të interesit por edhe vakumi institucional po krijon telashe. Shpresojmë që sa më shpejtë të kemi mundësinë që me nivelin qendror të koordinojmë masat afatshkurte dhe afatmesme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat