Komuna i dënon me nga 200 euro 6 lokale në Prishtinë, tejkaluan orarin e punës

Prishtina

Komuna i dënon me nga 200 euro 6 lokale në Prishtinë, tejkaluan orarin e punës

Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 13:03
Ilustrim

Inspekcioni i Komunës së Prishtinës mbrëmë ka dal në aksion. Zyrtarë komunal kanë dëmuar gjashtë bisnese, lokale të natës ëpr mos respektimin e rregullave për orarin e punës.

Këto lokale kanë tejkaluar orarin e komunës për tejkalimin e orarit të punës.

Lajmin për dënimin e tyre e ka konfirmuar drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

“Mbrëmë, inspektorët e Rendit Komunal bashkë me Policinë e Kosovës inspektuan lokalet në rrugën “Fehmi Agani”, që njihen ndryshe si “kafet e vogla”. Gjashtë gjoba për tejkalim të orarit!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat