Dikush bllokon trotuarin, e dikush tjetër hyrjen e një ndërtese!

Prishtina

Dikush bllokon trotuarin, e dikush tjetër hyrjen e një ndërtese!

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Këmbësorët shpesh herë  nuk arrijnë të ecin nëpër trotuare, si shkak i veturave të shumta të cilat lihen  në këto hapësira.

Si pasojë e lënies së këtyre veturave, shumë qytetarë kërkojnë që të vendosen shtylla në qoshet e trotuareve në mënyrë që të kenë hapësirën e nevojshme ku edhe mund të ecin.

Situatë e tillë është në pjesë e trotuarit në afërsi të lagjes Ulpiana, rruga që lidh PTK-në me Ngrohtoren Termokos.

E dikush edhe më keq. Ka  bllokuar një hyrje të një  ndërtese duke ndaluar veturën e duke dëmtuar edhe disa gjelbërime që ishin mbjellur qosheve.

Pakujdesia e shoferëve për hapësirat të cilat nuk u takojnë, shkakton shpesh herë dëme në ambient por edhe pamundësi qarkullimi të qytetarëve.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat