Sot përurohet çerdhja në “Kalabri”

Prishtina

Sot përurohet çerdhja në “Kalabri”

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do të përurojë çerdhen në lagjen “Kalabria” në kryeyqtet.

Projekti i Bashkimit Evropian-së në vlerë rreth 639 mijë eurosh ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së arsimit me theks të veçantë në arsimin parashkollor.

Sipas marrëveshjes, Komuna e Prishtinës do t’i sigurojë orenditë për çerdhen.

Në përurimin e kësaj çerdhe do të marrë pjesë ministrja e Arsimit, Hykmete Bajramit, pastaj kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe zëvendësshefi i sektorit të bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Luigi Brusa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat