Protestë para ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina”, flet kryetari i Sindikatës

Prishtina

Protestë para ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina”, flet kryetari i Sindikatës

Më: 12 mars 2020 Në ora: 11:50
Protestë para ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina”

Gjatë ditës së djeshme, Bordi i Drejtorëve në kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka marrë vendim që të shkarkoj kryeshefin ekzekutiv, Ilir Avdullahun.

Për këtë, Sindikata e Ujësjellësit “Prishtina” ka reaguar pas shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie duke mbajtur sot një protestë paqësore.

Rashit Mehmetaj, kryetar i Sindikatës, për io ka thënë se është bërë shkelje ligjore me emërimin e zëvendësuesit të Avdullahut, Kapllan Parduzi.

Mehmetaj ka thënë se është dashur që të emërohet zëvendësdrejtori aktual.

Ai shtoi se nuk janë të kënaqur me vendimet e marra nga Bordi i Drejtorëve.

“Në ujësjellsin e Prishtinës ka ndodhur një shqetësim me rastin e shkarkimit të drejtorit të kësaj kompanie.

Mirëpoky nuk është vetëm shqetësimi i jonë, që është shkarkuar drejtori, sepse është bordi ai që i ngarkon dhe i shkarkon bordi, por gjithnjë edhe më herët janë shkarkuar dy drejtorë edhe sot kompania e Ujësjellsi “Prishtina” duhet t’i paguaj 200 mijë euro ata.

Ky vendim i shkallës së parë ka ardhur, e i shkallës së dytë ende nuk ka arrit”, ka thënë ai.

Mehmetaj tutje ka thënë se protesta është bërë edhe për shkak të keq menaxhimit të kësaj kompanie.

“Andaj, ka keq menaxhim në këtë kompani. Ne kemi edhe shqetësimet tona edhe të Auditimit Kombëtar, i cili ka qenë vitin e kaluar edhe kemi shqetësimet tona ku janë dëmtuar disa të gjetura bukur të mëdha.

Ne nuk jemi tubuar që të mbrojmë liderët por që të ruajmë buxhetin dhe resurset e kompanisë së ujësjellësit.

Ne kemi bërë një protestë paqësore, demokratike që të përçojmë një mesazh, i cili është që të ruajmë ujësjellësin, të ruajmë kompaninë”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat