Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorë të fshatit Bardh i Madh, për shkak të përpjekjeve disa orëshe të ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit për të riparuar gypin e ujit me diametër fi 200 mm dhe pamundësisë për ta përfunduar tërësisht sanimin e tij si shkak i shembjes së vazhdueshme të dheut, nuk do të ketë ujë të pijshëm deri në sanimin e plotë të tij.
Sipas kësaj kompanie, kjo për shkak që u kanoset rrezik edhe punëtorëve tanë.
Punimet u monitoruan tërë kohën edhe nga UD i kryeshefit ekzekutiv të KRU” Prishtina” Kapllan Parduzi.