Ujsjellësi Prishtina apelon të mos hudhen mbeturinat në rrjetin e kanalizimit

Prishtina

Ujsjellësi Prishtina apelon të mos hudhen mbeturinat në rrjetin e kanalizimit

Më: 17 prill 2020 Në ora: 10:15
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se muajin e kaluar është intervenuar në mbi 350 raste për zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza, pastrim i pusetave dhe vendosje të kapakëve të pusetave në tërë zonën e shërbimit.

Sipas komunikatës, vetëm ditën e djeshme kanë intervenuar në 7 raste në qytetin e Prishtinës, një rast në Fushë Kosovë dhe një në Drenas.

“Në këtë kohë pandemie, gjithnjë në përballje kundër përhapjes së virusit COVID-19, lusim të gjithë qytetarët të kenë kujdes dhe mos të hudhin mbeturina, gjëra ushqimore të mbetura jashtë përdorimit, yndyrëra, faculeta të lagura në rrjetin e kanalizimit ( në guacën e tualetit dhe lavamanin e kuzhinës) të cilat janë të papërballushme për një sistem të kanalizimit i cili nuk është i dedikuar për gjëra të panevojshme( të dëmshme), ngase po e dëmtojnë rrjetin e kanalizimit duke krijuar vështirësi për punëtorët tanë në zhbllokimin e tyre madje, duke u krijuar edhe telashe konsumatorëve në afërsi.

Rastet e tilla zhbllokohen çdoherë nga ana e ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit, por mbeturinat e llojeve të ndryshme si ( përzierja e yndyrnave dhe mbetjeve të tjera të lëngëta e edhe të ngurta) po shkaktojnë shqetësime në shëndetin e punëtorëve dhe mund të krijohen kushte jo të favorshme për intervenim. Është koha të japim respektin më të madh për punëtorët e mirëmbajtjes së KRU"Prishtina" sepse puna e tyre në terren sidomos në këtë periudhë me rrezikshmëri të lartë, është vërtetë e pashembullt. Gjithçka që ata po bëjnë është mënyra që ata kanë gjetur për t'u dalë në ndihmë secilit konsumatorë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat