Shpërndahen pako ushqimore për familjet në nevojë në Prishtinë

Prishtina

Shpërndahen pako ushqimore për familjet në nevojë në Prishtinë

Më: 4 maj 2020 Në ora: 14:44
Shpërndahen pako ushqimore për familjet në nevojë në Prishtinë

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën “Katar” kanë ndihmuar me 500 pako ushqimore dhe higjienike dhe me 1.2 ton miell, familjet me gjendje të vështirë ekonomike.

Koordinatori i Projekteve në Drejtorinë për Mirëqenie Sociale, Premtim Fazliu tha se  po ndihmojnë këto familje në nevojë në bazë të kërkesave që kanë marrë në qendrën e thirrjeve.

Ai tha se po shpërndahen 500 pako ushqimore dhe higjienike dhe 1.2 ton miell për t’u ndihmuar qytetarëve gjatë kohës së pandemisë.

Violeta Hasani përfaqësuese e banorëve, tha se i janë falënderues komunës për këto ndihma që po u vinë për të kaluar këtë gjendje.

Sabedin Berisha, nga Bashkësia Lokale, tha se këto pako janë shpërndarë në vazhdën e ndihmave që po shpërndanë komuna për të qenë sa më pranë qytetarëve në këto ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat