Dëmtohet gypi, disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Prishtina

Dëmtohet gypi, disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Më: 13 maj 2020 Në ora: 09:15
Ilustrim

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme është dëmtuar një gyp i ujit në rrugën “ Ilaz Kodra ” në Prishtinë.

Ujësjellësi i kryeqytetit njofton se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të saj janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin në tub.

“Jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm deri në  sanimin e  defektit  në :  rruga  ” Ilaz  Kodra ”,  një  pjesë  e  lagjes  Dardania ( vetëm katet e larta)  dhe  banesat e “arabëve” në  lagjen  Kalabria  në  Prishtinë”.

“Me të gjitha mjetet e nevojshme për sanim, ekipet teknike janë duke punuar intensivisht që të sanojnë defektin sa më shpejtë në mënyrë që furnizimi me ujë të iu rikthehet konsumatorëve të zonës”, njofton ujësjellësi i Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat