Shumë testime në Prishtinë, asnjë rast pozitiv me coronavirus

Prishtina

Shumë testime në Prishtinë, asnjë rast pozitiv me coronavirus

Më: 19 maj 2020 Në ora: 21:40
Shpend Ahmeti

Sonte asnjë rast pozitiv me Covid-19 në Prishtinë, anipse janë testuar shumë persona.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti i cili tha se këto janë lajme të mira.

“Shumë teste sot në Prishtinë por asnjë pozitiv. Vetëm një rast në krejt Kosovën. Këto janë lajme të mira. Jemi në fund të krizës shëndetësore e në mes të krizës ekonomike që ka mundësi thellimi. Duhet të punojmë krejt bashkë për pakon ekonomike”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Deri tani në Prishtinë janë konfirmuar gjithsej 84 raste me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat