Ja nga cilat zona janë të infektuarit e fundit me Covid-19 në Prishtinë

Prishtina

Ja nga cilat zona janë të infektuarit e fundit me Covid-19 në Prishtinë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 15:15
Prishtinë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 226 raste pozitive.

Komuna e Prishtinës, gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 82 raste të reja.

Rastet sipas vendbanimeve janë: 75 nga Prishtina, dy raste nga fshatrat Barilevë dhe Hajvali, ndërsa nga një rast  në Bardhosh, Kolovicë dhe Makoc.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në nivel vendi u raportua se 15 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat