Asfaltohet rruga “Istref Begolli” në Prishtinë

Prishtina

Asfaltohet rruga “Istref Begolli” në Prishtinë

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 13:50
Asfaltohet rruga “Istref Begolli” në Prishtinë

Në disa rrugë të kryeqytetit është duke u investuar.

Së fundmi, është asfaltuar rruga “Istref Begolli”, e cila siç njofton kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas përfundimit të punëve do të lëshohet për qarkullim.

Ahmeti derisa ka publikuar disa fotografi nga punët që janë duke u bërë në asfaltimin e kësaj rruge ka shkruar edhe se “investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore po vazhdojnë”.

“Investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore po vazhdojnë. Sot po asfaltohet rruga “Istref Begolli” dhe pas përfundimit do të lëshohet në qarkullim. #prishtina”, ka shkruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat