Shoferi bën parkim të tmerrshëm të veturës në Prishtinë: Kaq mund të dënohet nga Policia

Prishtina

Shoferi bën parkim të tmerrshëm të veturës në Prishtinë: Kaq mund të dënohet nga Policia

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 22:58
Shoferi bën parkim të tmerrshëm të veturës në Prishtinë

Një shofer ka parkuar në mënyrë shumë të keqe veturën e tij kombi-bus në lagjen Arbëria në Prishtinë, ku edhe është fotografuar nga një qytetar.

Në fanpagen e Facebook “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, është publikuar një fotografi ku shfaqet i parkuar një kombi-bus në lagjen Arbëria apo ish Dragodan. Shoferi që e ka parkuar këtë veturë është kritikuar shumë pasi që ai kishte ndaluar dhe parkuar veturën mbi trotuar.

Ky veprim i tij është kritikuar shumë nga qytetarët, ku madje kanë treguar edhe numrin e tabelave të veturës.

E në bazë të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, Neni 84 thotë se shoferit nuk i lejohet të ndalë dhe të parkojë mjetin në vendin ku do ta rrezikonte sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik ose do ta pengonte zhvillimin normal të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve.

Shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij nenit, shoferi dënohet me kundërvajtje me gjobë prej 30 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat