Tha se hyrja e qytetarëve në Prishtinë mund të bëhet me pagesë, vjen reagimi ndaj Ahmetit

Prishtina

Tha se hyrja e qytetarëve në Prishtinë mund të bëhet me pagesë, vjen reagimi ndaj Ahmetit

Nga: A.Zh Më: 18 tetor 2020 Në ora: 11:02
Shpend Ahmeti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, se do të bëhet me pagesë hyrja e qytetarëve nga qytetet tjera në Prishtinë.

Rrahmani, në një postim në Facebook, ka thënë se Ahmeti e ka humbur kontrollin dhe se gjatë kësaj deklarate “ka qenë i dehur”, përcjell Bota sot.

Sipas deputetit, një gjë e tillë është kundër ligjore dhe nuk do të lejohet në asnjë mënyrë.

Reagimi i tij në Facebook:

Shpend Ahmeti, gjatë kësaj deklarate me siguri ka qenë i dehur!!! E ka humbë Kontrollin

Hyrja e qytetarëve në Prishtinë nuk mund të bëhet me pagesë, është kundër ligjore dhe nuk do të lejohet një veprim i tillë në asnjë mënyrë.

Mirë që i kanë mbet edhe disa muaj, e keq që do të mbahet mend gjatë për shkatërrimin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat