Qentë endacakë bëjnë ‘roje’ në lagjen Emshir të Prishtinës, qytetari paralajmëron për më të keqen

Prishtina

Qentë endacakë bëjnë ‘roje’ në lagjen Emshir të Prishtinës, qytetari paralajmëron për më të keqen

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 14:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë kërcënim për qytetarët e Prishtinës. Ata shpesh shfaqen agresivë dhe rrezikojnë t’i sulmojnë qytetarët, ndërsa kjo e ka shqetësuar një qytetar sot.

Në grupin “Network Prishtina”, ai e ka publikuar një video ku shihet një grumbull qenësh. Ai ka kërkuar nga institucionet që t’u ofrojnë strehim qenve, në mënyrë që t’i mbrojnë qytetarët nga ta.

“Qent endacak sa vijnë e shtohen e egërsohen me ndryshimin e motit! Po sikur të ishte ndonjë fëmijë apo i rritur në mesin e tyre kush do të merr përgjegjësi??? Njeriu me “stupc” vetem e ka nda nje qen nga versulja e qenve te tjere, hapni syt se askush ska qene duke i sulmu qent. Ju qe jeni per mbrojtjen e tyre strehoni neper shtepit tuaja e mos filozofoni. Te gjithe jemi per me i ushqy.. fakti qe jane mbledh afer kontinjerit ska te beje me ushqim, sepse me heret kane qene ne hymje duke u zënë mes veti. Sa i perket kontinjerave, sa ka vendos komuna ska aq kapacitet per te gjithe banoret e lagjes Emshir, por ka edhe te pandergjegjshem qe i hudhin kudo..por qent janë ata që i shperndajn neper rruge duke kerkuar ushqim”, ka shrkuar qytetari.

Pas rasteve të fundit ku qentë kanë sulmuar qytetarët në kryeqytet, KMDNj thotë se Komuna e Prishtinës por edhe Qeveria e Kosovës përmes ministrive përkatëse duhet të ndajë mjete shtesë për organizatat që merren me trajtimin dhe strehimin e qenve.

Kohë më parë qentë sulmuan një nxënës të shkollës fillore në kryeqytet sikur edhe një grua që vetëm intervenimi i kalimtarëve të rastit e shpëtoi nga më e keqja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat