Shpërfillet Covid-i, radhët të gjata të qytetarëve para komunës së Prishtinës

Prishtina

Shpërfillet Covid-i, radhët të gjata të qytetarëve para komunës së Prishtinës

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 08:51
Radhët të gjata të qytetarëve para komunës së Prishtinës

Radhët të gjata të qytetarëve janë parë mëngjesin e sotëm para objektit të komunës së Prishtinës, për të marrë shërbime komunale.

Qytetarë të shumtë ja kanë mësyer këtij objekti për të kryer pagesa të ndryshme komunale.

Kujtojmë se Prishtina vazhdon të jetë ‘kampion’ në Kosovë sa i përket rasteve me Covid-19.

Vetëm ditën e djeshme janë raportuar 328 raste të personave që kanë rezultuar me Covid, ndërsa në mbarë vendin ka rritje të ndjeshme të numrit të të prekurve.

Përkundër që janë përmendur marrja e masave të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit, ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar nga institucionet shtetërore.

Image
Radhët të gjata të qytetarëve para komunës së Prishtinës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat