Prishtina me numrin më të madh të të infektuarve me COVID-19, shikoni radhën e qytetarëve që presin për shërbime komunale

Prishtina

Prishtina me numrin më të madh të të infektuarve me COVID-19, shikoni radhën e qytetarëve që presin për shërbime komunale

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 09:51

Qytetarë të shumtë po presin në radhë për orë të tëra sot për të kryer shërbime komunale në Prishtinë.

Gjendja është e tillë nga orët e para të mëngjesit. Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale vërehet qartë mos-respektimi i distancës, si pasojë e numrit të madh të qytetarëve të cilëve u duhet të kryejnë shërbimet në fjalë.

Pavarësisht se Prishtina është komuna me numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus, situate vazhdon të jetë shqetësuese edhe tek kryerja e shërbimeve komunale.

Gjatë ditës së djeshme nga IKSHPK u konfirmuan 730 raste të reja me COVID-19,duke quar kështu numrin të infektuarve në 24 mijë e 155 raste.

Si pasojë e këtij virusi në 24 orët e fundit humbën jetën 11 persona, e numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në  755.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat