Prishtinasit s’po i rrezikon veç COVID-i, shikoni ndotjen e tmerrshme që po ndodhë në këtë lagje

Prishtina

Prishtinasit s’po i rrezikon veç COVID-i, shikoni ndotjen e tmerrshme që po ndodhë në këtë lagje

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 11:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Përpos virusit COVID-19 që po rrezikon jetën e qytetarëve çdo dit, në Prishtinë shëndeti i banorëve po rrezikohet edhe nga ndotja që po vije si pasojë e zgjedhjes së shumë prej tyre për t’u ngrohur.

Në rrjetin social Facebook së fundi janë publikuar disa video, në të cilat shihet qartë ndotja e madhe që po bëhet në lagjen e Muhaxherëve, saktësisht në rrugën “Bedri Shala” e që padyshim arrin edhe më larg kësaj rruge.

Në pjesën ku edhe vërehet të ketë qenë pikënisja e kësaj ndotje është edhe objekti i ‘Kopshtit Teuta’.

Nuk dihet se me çfarë kanë zgjedhur të ngrohen këta të fundit, që ndotjen e ajrit në Prishtinë e kanë bërë ‘si helm për shëndetin’.

Pamje:

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat