Ahmeti: Prishtina në zonë të kuqe, e kufijtë hapur është pa kurrfarë efekti!

Prishtina

Ahmeti: Prishtina në zonë të kuqe, e kufijtë hapur është pa kurrfarë efekti!

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 11:03
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se është kundër mbylljes së kryeqytetit.

Ahmeti tha se është kundër mbylljes së Prishtinës bazuar në statistika të të paqëndrueshme dhe se është kundër mbylljes së ekonomisë, pa ndihmë për ekonominë.

Ai deklaroi se është pro masave për ngadalësim të COVID-19, por vetëm me masa që janë të arsyeshme dhe vërtet ndikojnë në numr.

“Prishtina në zonë të kuqe, e kufijtë hapur është pa kurfarë efekti!”, shtoi ai.

Këtë deklarim Ahmeti e bëri pasi sot pritet që Qeveria të shpalos vendimet e reja që kanë të bëjnë me situatën e krijuar nga COVID-19, e ku gjatë mbrëmjes së kaluar kryeminsitri Avdullah Hoti paralajmëroi mundësin e mbylljes totale të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat