Asfaltohen tri rrugë në Prishtinë, mbetet të përfundohen edhe trotuaret

Prishtina

Asfaltohen tri rrugë në Prishtinë, mbetet të përfundohen edhe trotuaret

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 20:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot ka përfunduar asfaltimi i rrugëve ‘Pashko Vasa, Mujo Ulqinaku dhe Lorenc Antoni’.

Ahmeti tha se punimet po vazhdojnë edhe pas përfundimit të rikonstuimit të tërësishëm të rrugës dhe se qarkullimi do të jetë më i sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

“Në ditët në vijim do të përfundohen edhe trotuaret dhe do të jenë të gatshme për t’u shfrytëzuar”, tha ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat