“Prite n’shesh” do të zëvendësohet me “Prite n’shpi”

Prishtina

“Prite n’shesh” do të zëvendësohet me “Prite n’shpi”

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Në njërin nga dekorimet e vendosura në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë shkruhet fraza “Prite n’shesh”, e cila e karakterizon grumbullimin e njerëzve për të festuar ndërrimin e moteve, në zemër të kryeqytetit të Kosovës.

Edhe pse sipas masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 ndalohet mbledhja e më shumë se pesë personave, këto fjalë nuk janë larguar nga ky dekorim.

Këto dy fjalë që ngjallën goxha reagime nga qytetarët, ishin porositur nga Komuna e Prishtinës qysh në muajin korrik, kur edhe mendohej se për vitin e ri do të ketë organizime.

Megjithëkëtë, ky konstruksion do të ndryshohet, kur edhe pritet t’i jepet kuptim tjetër.

“Brenda 2-3 ditëve shkronjat “ESH”, do të zëvendësohen me “PI” , që i bie ‘Prite n’shpi’ sepse edhe ne si komunë jemi të mendimit që nuk duhet të festohet në shesh” , deklaroi Adrian Berisha nga Komuna e Prishtinës.

Ndërkohë në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë  se masat që do të merren për festat e fundvitit, do të kumtohen paraprakisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat