​Mbyllet për qarkullim kjo rrugë në Prishtinë

Prishtina

​Mbyllet për qarkullim kjo rrugë në Prishtinë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 07:06
Ilustrim

Komuna e Prishtinës po vazhdon punimet për asfaltimin e disa rrugëve dhe rregullimin e trotuareve.

Nga komuna e Prishtinës njoftojnë që gjatë ditës së sotme duke filluara në ora 8:00 Rruga “Hyzri Talla” do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Mbyllja e rrugës po bëhet për shkak të asfaltimit të saj.

Nga komuna kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të cilët frekuentojnë këtë rrugë.

“Nesër, e martë, Rruga "Hyzri Talla" do të jetë e mbyllur prej orës 8:00 për qarkullim për shkak të asfaltimit të saj. Ju lusim që gjate kësaj kohe të e planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e komunës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat