Mos ia mësyni sot kësaj rruge të Prishtinës, do të jetë e mbyllur

Prishtina

Mos ia mësyni sot kësaj rruge të Prishtinës, do të jetë e mbyllur

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës po vazhdon punimet për asfaltimin e disa rrugëve dhe rregullimin e trotuareve.

Komuna e Prishtinës njofton që gjatë ditës së sotme, duke filluar në orën 08:00, rruga “Hyzri Talla” do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Mbyllja e rrugës po bëhet për shkak të asfaltimit të saj.

Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të cilët frekuentojnë këtë rrugë.

“Nesër, e martë, Rruga “Hyzri Talla” do të jetë e mbyllur prej orës 8:00 për qarkullim për shkak të asfaltimit të saj. Ju lusim që gjate kësaj kohe të e planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat