Mëngjes i zakonshëm në Prishtinë, plot qen endacakë

Prishtina

Mëngjes i zakonshëm në Prishtinë, plot qen endacakë

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 08:06
Foto Ilustrim

Ka një kohë që kryeqyteti po edhe vendet tjera të Kosovës janë duke u përballur me rrezikun nga qentë endacak.

Fatkeqësisht, të pakta nuk kanë qenë edhe rastet kur disa persona janë kafshuar dhe kanë përfunduar duke marrë trajtim në spital.

Situatë e njëjtë po vazhdon edhe tash me rënien e temperaturave.

Sidomos në mëngjes, ka një numër të shtuar të qenve që shihen rrugëve të Prishtinës.

Komuna po edhe Qeveria deri më tani nuk kanë marrë asnjë veprim për të përmirësuar këtë situatë, ani pse ka pasur ankesa të vazhdueshme nga qytetarët.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat