​Ujësjellësi i Prishtinës thirrje konsumatorëve për shlyerjen e borxheve për vitin 2020

Prishtina

​Ujësjellësi i Prishtinës thirrje konsumatorëve për shlyerjen e borxheve për vitin 2020

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina u bën thirrje konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë që brenda 15 ditësh t’i shlyejnë borxhet e tyre për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit për vitin 2020.

Në njoftimin për media thuhet se pagesa e rregullt e borxheve për shërbimet e ofruara do të shmangë procedimin e lëndëve te përmbaruesit privatë.

KRU Prishtina ka ofruar bashkëpunim dhe lehtësira të ndryshme për pagesën e borxheve të mëdha të akumuluara, 10 për qind të borxhit total dhe pjesën e mbetur pagesë me këste mujore deri në 36 muaj.

Konsumatorët për çdo ankesë apo kërkesë mund t’i drejtohen zyrës për konsumatorë në KRU Prishtina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat