Ahmeti flet prapë për varrimin e gruas serbe: Ideja ishte që të falënderohet BIK-u për tolerancën, jo diçka tjetër

Prishtina

Ahmeti flet prapë për varrimin e gruas serbe: Ideja ishte që të falënderohet BIK-u për tolerancën, jo diçka tjetër

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 22:37
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar dhe njëherë për rastin e gruas serbe në Shtëpinë e Pleqve në kryeqytet, e cila në mungesë të familjarëve apo të të afërmeve, u varros nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Ahmeti me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ky reagim i tij i dytë vjen pasi që ka parë shkrime nga ëebfaqe serbe.

Ai ka thënë se varrimi s’është kredit e as akuzë për dikë, as nuk është garë, mirëpo se ideja sipas tij ishte që të falënderohet BIK-u që nuk janë marrë me elemente fetare, por vetëm kanë ndihmuar.

“Nuk është varrimi kredit për askënd, e as akuzë për dikënd. As nuk është garë. Shtepia e Pleqeve e ka thirre BIK-un dhe ata neve, pastaj ne e kemi thirre komunen e Gracanices ku personalisht është marr një zyrtare por si qytetare. Ka ndihmu edhe OSBE-ja. BIK-u e ka dergu arkivolin, e kane transportu deri te varrezat ortodokse bashke me krejt çka është kërkuar. Ideja ka qene me falenderu Bashkesine Islame qe nuk jane marre me elemente fetare dhe gjera te tilla, por vetem kane ndihmuar. Për neve si Komunë është përgjegjësi. Për BIK është edhe vullnet edhe thirrje për harmoni. Për tu aplauduar tolerance”, ka shkruar Ahmeti.

“Publikimi im ishte thirrje për mirëkuptim e jo për inat. Prandaj, le të jetë komuna e Prishtinës apo Graqanicës, e le të jetë edhe Kisha Ortodokse organizazorja. Por mos ja humbni veprimin e mirë BIK-u”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.

Postimi i plotë:

Pash reagime nga ëebfaqe serbe! Ky është reagimi im i fundit në lidhje me këtë nga respekti për qytetaren R.Z. të ndjerë e cila nuk meriton përmendje të tillë pas vdekjes!

Për bashkëqytetarët e mi serb:

Nuk është varrimi kredit për askënd, e as akuzë për dikënd. As nuk është garë. Shtepia e Pleqeve e ka thirre BIK-un dhe ata neve, pastaj ne e kemi thirre komunen e Gracanices ku personalisht është marr një zyrtare por si qytetare. Ka ndihmu edhe OSBE-ja. BIK-u e ka dergu arkivolin, e kane transportu deri te varrezat ortodokse bashke me krejt çka është kërkuar. Ideja ka qene me falenderu Bashkesine Islame qe nuk jane marre me elemente fetare dhe gjera te tilla, por vetem kane ndihmuar. Për neve si Komunë është përgjegjësi. Për BIK është edhe vullnet edhe thirrje për harmoni. Për tu aplauduar toleranca.

Mua fare nuk më bën përshtypje se a është shqiptare apo serbe, më bën përshtypje se si dikush mbetet vetë, pa askënd dhe pa ndihmë. Sikurse ndër viktimat e para të Covidit që ishte bashkëqytetari shqiptar që nuk kishte njeri për ta varrosur ashtu edhe sot e ndjera Radmila.

Publikimi im ishte thirrje për mirëkuptim e jo për inat. Prandaj, le të jetë komuna e Prishtinës apo Graqanicës, e le të jetë edhe Kisha Ortodokse organizazorja. Por mos ja humbni veprimin e mirë BIKut. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat