Edhe në Prishtinë kërkohet drejtësi për Klodian Rashën, ndizen qirinj para ambasadës shqiptare

Prishtina

Edhe në Prishtinë kërkohet drejtësi për Klodian Rashën, ndizen qirinj para ambasadës shqiptare

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:58
Organizata studentore “SKV"

Edhe në Prishtinë po kërkohet drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë në Shqipëri nga Policia, Klodian Rasha.

Është organizata studentore “SKV”, ajo që ka ndezur qirinjë sot para ambasadës së Shqipërisë në Prishtiënë, në kërkim të drejtësisë për Rashën.

Sipas SKV-së, për këtë rast përveç përgjegjësisë penale, duhet edhe përgjegjësi politike.

Komunikata e plotë nga SKV:

Para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, studentë ndezën sot qirinj për të shprehur ngushëllime për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një polic i uniformuar e në orar të punës, si dhe u shpreh solidaritet për reagimin qytetar në kërkim të drejtësisë për vrasjen e këtij të riu 25 vjeçar.

Të rinjtë po mbesin shpesh mes dy opsionesh dhune: të lëshojnë vendin ose të përballen me dhunën e pabarazisë dhe eliminimin nga vetë institucionet shtetërore. Këtë e gjeti edhe të riun nga Tirana, Klodian Rashën. Për këtë vrasje nga uniformat, që për nga natyra e punës duhet të ofrojnë siguri, duhet të mbahet përgjegjësi e plotë penale dhe politike, përfshirë hetimi mbi tentativën për mashtrim e manipulim të së vërtetës. Çka në fakt po ndodh është vazhdim i dhunës për qytetarët të cilët kanë ngritur zërin në kërkim të drejtësisë. Të rinjtë e të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë që të ndërtojnë një alternativë përtej dy opsioneve të dhunës që ofron sistemi.

Lëvizja Studentore STUDIM KRITIKË VEPRIM i bashkohet thirrjes “Drejtësi për Klodianin”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat