Kjo është gjendja e punëtorit të aksidentuar në Prishtinë

Prishtina

Kjo është gjendja e punëtorit të aksidentuar në Prishtinë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 21:44
Prishtinë

Punëtori është jashtë rrezikut për jetë ndërsa Inspektorati i Punës është duke vazhduar hetimet për rastin.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës po ngjiten shkallëve.

Në të njëjtën formë një punëtor në Prishtinë, u rrëzua, prandaj ata po hetojnë rastin.

Afër objektit të 40-katëshes në Dardani, një person rreth të dyzetave, pësoi aksident në vendin e punës, i cili shpëtoi pa lëndime të mëdha.

Prandaj pjesëtarët e Policisë kanë dalë për ta hetuar rastin.

Ata po kujdesen që të marrin dëshmi për të gjitha rrethanat që mund të kenë shkaktuar këtë aksident.

E veç tyre, në vendngjarje po qëndron edhe Inspektorati i Punës.

Përreth një orë ata morën informacionet  e nevojshme dhe u larguan.

Ndërkohë punëtorët e tjerë thonë që distanca prej ku ka rënë punëtori, nuk ishte më e lartë se dy metra.

Punëtori është dërguar në Emergjencë, ku edhe u trajtua.

Krenare Makolli pjesë e stafit të Emergjencës, ka konfirmuar se gjendja e këtij punëtori është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar edhe nga Inspektorati i Punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat