Partitë politike nuk i kanë paguar gjobat për tubimet në Prishtinë

Prishtina

Partitë politike nuk i kanë paguar gjobat për tubimet në Prishtinë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 13:06
Tubimet në Prishtinë

Ndonëse ne kohë pandemie, Kosova iu është nënshtruar zgjedhje të jashtëzakonshme më 14 shkurt. Këtyre zgjedhjeve iu parapriu fushata zgjedhore e në të cilën vazhdimisht kemi parë grumbuj njerëzish, grumbull ky në kundërshtim me ligjin anti-Covid të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Për të gjitha tubimet që janë mbajtur nga partitë politike në Prishtinë e të cilat janë zhvilluar në kundërshtim me nenet e këtij ligji, Drejtoria e Inspekcionit ka shqiptuar gjoba.

Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri, ka treguar se nga 20 gjoba sa janë shqiptuar për partitë politike, asnjëra nga to nuk është paguar, apo të paktën ata nuk kanë marrë ndonjë dëshmi nga këto subjektet që kanë kryer pagesën.

“Janë shqiptuar 20 gjoba. 7 për Vetëvendosjen, 5 për LDK-në, 3 për AAK-në, 1 për Nismën dhe 1 për AKR-në. Deri tash, asnjëri subjekt nuk ka sjell dëshminë e fletpagesës”, tha Tahiri.

Ai tutje ka treguar se afatet për pagesën e këtyre gjobave janë sikurse ato të ligjit për kundërvajtje, në afat kohor prej 2 javësh.

“Afatet janë të paraqitura në ligjin për kundërvajtje dhe pas kalimit të afatit varësisht nga data e gjovës procedohen tek përmbaruesi”, nënvizoj Tahiri.

Ndryshe këto parti të cilat janë dënuar me gjobë nga 2 mijë euro, i kanë borxh komunës 40 mijë euro në total.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat